Sekretarja e Përgjithshme e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku ka reaguar pas akuzave të LDK-së se ZKA u ndikua nga ministri i Financave dhe Transfereve, Hekuran Murati, për ndryshim të shifrës së shpenzimeve të karburanteve për vitin 2023 nga ekzekutivi.
Çitaku përmes një shkrimi në Facebook thotë se ky është një nivel i ri i abuzimit.
Ajo thekson se ‘që shkojnë deri në atë pikë sa ta detyrojnë Zyren e Auditorit që të “korigjoj” vetveten, është nivel i ri i abuzimit’ shkruan Çitaku.
Reagimi i plotë:
Që qeveria po ndërhynë në institucionet e pavarura, tashmë është e ditur botërisht.
Që po instrumentalizon institucionet, madje edhe ato të sigurisë, është dëshmuar edhe nga raportet ndërkombëtare.
Po që shkojnë deri në atë pikë sa ta detyrojnë Zyren e Auditorit që të “korigjoj” vetveten, është nivel i ri i abuzimit.9 shkurti nuk është larg. Kësaj marrëzie po i vie fundi.