Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Gjykata ia merr 20 mijë euro Stresit

Gjykata ia merr 20 mijë euro Stresit

Arkimed Lushaj, reperi i njohur si Stresi është dorëzuar në stacionin policor në Pejë. Ai sot është paraqitur para gjykatës. Ndaj tij Prokuroria Themelore në Pejë ka kërkuar masën e paraburgimit prej 1 muaj.

Por, që Gjykata ia ka caktuar vetëm ndalesën prej 48 orëve.

Siç merr vesh Insajderi, si garanci se i njëjti do paraqitet në Gjykatë në seancat e radhës, i është kërkuar dorzaninë, vlerën prej 20 mijë euro.

Stresi, dyshohet se ishte përfshirë në një incident në një klub nate në Pejë, disa muaj më parë.

Në këtë incident dyshohet se ishin të përfshirë po ashtu edhe reperi Noizy dhe DJ i këtij të fundit, të cilët po ashtu ishin arrestuar dhe liruar me vendim të autoriteteve kosovare.

Powered by WordPress