Anëtari i Lidhjes Demokratike të Kosovës Berat Rukiqi, në një konferencë për media falsifikimin e raportit të Zyrës Kombëtare të Auditorit, e ka quajtur krim të rëndë dhe ka kërkuar hetim nga Prokuroria.
Rukiqi tha se një falsifikim i tillë nuk është parë asnjëherë në demokracinë moderne në Kosovë.
‘’Ky është rast i rëndë i ndërhyrjes institucionale përkatësisht Qeverisë së Kosovës, në institucionet e pavarura, në këtë rast në raportet zyrtare të Zyrës Kombëtare të Auditimit. Një të tillë falsifikimi nuk e kemi parë asnjëherë në demokracinë moderne të Kosovës. Kjo nuk është vetëm ndërhyrje në numra, por është falsifikim i raporteve të cilat kanë qenë publike që nga muaji gusht i këtij viti’’, ka thënë Rukiqi.