Becchetti-t iu dhanë mbi 100 milionë euro në arbitrazh dhe një gjykatë belge ka lëvizur për të zbatuar këtë vendim, pavarësisht apelimeve të vazhdueshme nga autoritetet shqiptare dhe provave të reja që sfidojnë legjitimitetin e tij.
Sistemi gjyqësor belg po përballet me një këqyrje nën supozimin se ka injoruar provat e korrupsionit në lidhje me një çështje të rëndësishme arbitrazhi të ICSID-it midis biznesmenit italian Francesco Becchetti dhe Republikës së Shqipërisë.
Kështu raporton faqja e lajmeve me bazë në Bruksel, “EU Reporter”.
Qendra Ndërkombëtare për Zgjidhjen e Mosmarrëveshjeve të Investimeve (ICSID) është krijuar nga Konventa për Zgjidhjen e Mosmarrëveshjeve të Investimeve ndërmjet shteteve dhe shtetasve të shteteve të tjera (Konventa ICSID).
Becchetti-t iu dhanë mbi 100 milionë euro në arbitrazh dhe një gjykatë belge ka lëvizur për të zbatuar këtë vendim.
Kjo, pavarësisht apelimeve të vazhdueshme nga autoritetet shqiptare dhe provave të reja që sfidojnë legjitimitetin e tij.
Si një anëtar i Eurocontrol-it, fondet e mbledhura të Shqipërisë për menaxhimin e trafikut ajror janë të përfshira, me gjykatën belge që urdhëron organizatën ndërkombëtare t’i transferojë këto fonde te Becchetti.
Sipas “EU Reporter”, provat e reja sugjerojnë se Becchetti u përfshi në skema mashtruese për të manipuluar rezultatet e arbitrazhit, duke përfshirë komunikimin e drejtpërdrejtë me arbitrin e tij të caktuar dhe praktikat korruptive që ndikojnë në vendimet e gjykatës.
Gjykata belge hodhi poshtë provat e reja pa shqyrtim të plotë, teksa përmendi arsye burokratike, duke ngritur pikëpyetje për drejtësinë dhe integritetin e procesit gjyqësor.
Shpejtësia e vendimit të gjykatës është shqetësuese, shkruan “EU Reporter”, veçanërisht duke pasur parasysh apelimet në pritje dhe akuzat e rënda penale kundër Becchetti-t, përfshirë veprimet e ndërmarra nga Shqipëria për anulimin e vendimit të ICSID-it.
“EU Reporter” shkruan se zbatimi i menjëhershëm i vendimit mund të rezultojë në dëm të konsiderueshëm për Shqipërinë, duke rrezikuar mbi 100 milionë euro të cilat janë vendimtare për sigurinë e aviacionit.
Sakaq, ka thirrje për një shqyrtim të plotë të rrethanave që lidhen me veprimet e gjykatës, duke sugjeruar nevojën për mbikëqyrje nga organet gjyqësore për të adresuar drejtësinë dhe integritetin procedural.