Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Maqedonci në Katar flet për rrugëtimin e Kosovës përgjatë historisë

Maqedonci në Katar flet për rrugëtimin e Kosovës përgjatë historisë

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, të premten ka vizituar Akademinë për Studime të Mbrojtjes Joana Bin Jassim, në Katar.

Maqedonci ka njoftuar se, para oficerëvë të lartë të kësaj akademie ka mbajtur një ligjëratë ku ndër të tjera ka folur për rrugëtimin e Kosovës pergjatë historisë.

“Në përmbyllje të vizitës zyrtare në Shtetin e Katarit, isha mysafir në Akademinë për Studime të Mbrojtjes Joana Bin Jassim. I ftuar nga Gjeneralmajor Fahd bin Mubarak Al-Khayarin, President i Akademisë, si folës-mysafir para oficerëve lartë të kësaj Akademie, mbajta ligjeratë rreth mjedisit strategjik të sigurisë dhe kërcënimeve të sigurisë globale dhe regjionale. Oficerëve të kësaj Akademie u fola për rrugëtimin e Kosovës përgjatë historisë dhe zhvillimet aktuale në fushën e mbrojtjes. Fokus qendror i ligjëratës ishte roli i lidershipit politik dhe ushtarak përballë sfidave moderne të sigurisë. Akademia për Studime të Mbrojtjes Joana Bin Jassim përgatitë oficerët e nivelit të mesëm dhe të lartë për të marrë detyra të nivelit strategjik të fushës së mbrojtjes dhe sigurisë”, ka shkruar ai në Facebook.

Powered by WordPress