Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka hedhur poshtë deklaratën e deputetes së LDK-së, Hykmete Bajrami, e cila pretendon se Qeveria Kurti ka shpenzuar 31 milionë euro për karburante.
Sipas Muratit, kjo shifër është e pavërtetë, pasi shpenzimet e karburantit për automjete për vitin 2023, në nivel qendror dhe lokal, arrijnë në 10.47 milionë euro.
“Kjo shifër është e konfirmuar edhe në raportin vjetor financiar të miratuar dhe dorëzuar në Kuvend. Duhet theksuar se pjesa më e madhe e këtij shpenzimi shkon për automjetet e Policisë dhe të Forcës së Sigurisë së Kosovës,” ka sqaruar ai përcjell Insajderi.
Ai shpjegoi se kjo shifër, e cituar në Raportin Vjetor të Auditimit, mund të përfshijë edhe shpenzime për naftë dhe dru zjarri të përdorura për ngrohje, e jo vetëm për karburant për automjete