Kandidati për deputet, biznesmeni, Ramush Ahmetaj, ka zhvilluar një takim dje me liderin e AAK-së, Ramush Haradinaj, Ahmetaj pas këtij takimi, tha se Haradinaj është forca jonë e fitores në zgjedhjet e radhës.
“Ne jemi të sigurt për ta krijuar një të ardhme të sigurt pa Albin Kurtin në qeveri. Fitorja është në anën tonë”, ka shkruar Ahmetaj në “Facebook”.
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, dje ka mbajtur mbledhje të Kryesisë së Aleancës, ku foli për orientimet programore dhe agjendën e parafushatës.
Në këtë mbledhje të Kryesisë së Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës u miratua rregullorja e brendshme financiare e AAK-së.