Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Mirena për gjurmuesin e vendosur ndaj Kajtazit: Diktaturat kështu nisin

Mirena për gjurmuesin e vendosur ndaj Kajtazit: Diktaturat kështu nisin

Gazetari Ilir Mirena ka reaguar pas vendosjes së gjurmuesit në makinën e gazetarit Vehbi Kajtazit.

Sipas Mirenës, ky veprim shfaq një fillim të diktaturës.

“Diktaturat keshtu ja nisin. Hap pas hapi. Deri te pllakosin krejt shoqerine. Sot Vehbiut nje pergjues. Neser ty. Familjes. Gjithkujt i cili se begenise kete hyqymet hajvanesh”, thuhet në postimin e Mirenës.

Sipas tij kjo është thjeshtë një bandë fëmijës dhe shoqëria kosovare nuk do të nënshtrohet.

“Ama, shoqerine kosovare s’kane mujt me e nenshtru as do diktatore me te eger, e po mundet kjo bande femijesh. E mira eshte qe jane shume t’padijshem.
Pos me vjedh, me i ndreq dhembte, me ble tesha te shtrenjta, me shku çdo dite te frizerkat, tjeter sen s’dijne… Edhe naj pergjues me ta lane te rrota e kerrit. Sa me t’kqija sondazhet me te eger do te behen…”, ka thënë Mirena.

Powered by WordPress