Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Vendosja e GPS-së në veturën e Kajtazit, Krasniqi: Shqetësuese, duhet të ndriçohet urgjentisht

Vendosja e GPS-së në veturën e Kajtazit, Krasniqi: Shqetësuese, duhet të ndriçohet urgjentisht

Profesori i gazetarisë Milazim Krasniqi ka reaguar ndaj rastit të gazetarit Vehbi Kajtazi, i cili sot ka treguar se në veturën e tij ishte vendosur një pajisje ilegale.

Ai ka bërë me dije se ky rast është shqetësuese, duke i ftuar organet e drejtësisë që të veprojnë urgjentisht për të zbardhur rastin.

Në profilin e tij në “Facebook”, Krasniqi ka shkruar se veprimet e tilla mund të jenë alarm për rrezikun e rikthimit të dhunës ndaj kundërshtareve.

“Ngjitja e pajisjes ilegale ne veturen e gazetarit Vehbi Kajtazi eshte shqetesuese dhe duhet te ndricohet urgjentisht dhe deri ne fund. Veprimet e tilla jane te denueshme ngado qe te vijne, sepse ato edhe mund te jene alarm per rrezikun e rikthimit te dhunes ndaj kundershtareve, si ndodhte para disa vitesh kur ka pase raste te sulmeve ndaj njerezve e pronave. Ne ate vale dhune barbare edhe vetura jone familjare eshte shkaterruar me mollotov, ne parkingun para baneses sone. Prandaj rastet e tilla te kercenimeve ndaj gazetareve me shqetesojne, sepse as kriminelet e atij sulmi nuk jane vu ende para drejtesise. Bile mund te kene poste politike a publike”, ka shkruar Krasniqi.

Powered by WordPress