Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Avokati Smakiqi: Kajtazi po përndiqet dhe përgjohet nga struktura paralele brenda AKI-së me dijeni të Kurtit

Avokati Smakiqi: Kajtazi po përndiqet dhe përgjohet nga struktura paralele brenda AKI-së me dijeni të Kurtit

Avokati Xhevdet Smakiqi ka thënë se gazetari Vehbi Kajtazi është duke u përcjellë, përgjuar dhe përndjekur nga struktura paralele brenda AKI-së, me dijeni të kryeministrit Albin Kurti.

Ai ka bërë thirrje për reagim të ashpër nga opozita, shoqëria civile dhe ambasadat e QUINT-it për ta mbrojtur Republikën e Kosovës nga diktatura e Albin Kurtit.

“Gjithëçka qe mund ti ndodh Vehbi Kajtazit ne sigurinë e tij jetësore ka adresë dhe përsona pergjegjës e qe janë nën diktatin e Albin Kurtit”, ka thënë avokati Smakiqi.

Ai ka kërkuar që “Prokuroria Speciale te nxjerr urdher per mbrojtjen e jetes se Vehbi Kajtazit, te gjindet kryesit, urdherdhenesit e vendosjes se paisjes se pergjimit ne automjetin e Vehbi Kajtazit”.

“Nesër është vonë mund te ju ndodh te gjithëve, sepse tashmë kritiket e Albin Kurtit mund ti kenë ne automjete secili GPS pergjues. Liria e fjales dhe siguria janë te shenjta me te lartat prandaj ato cenohen me se rëndi nga diktatura politike, ky cenim po ndodh me shembullin e Vehbi Kajtazit”.

Powered by WordPress