Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Dogana e Kosovës i largon pesë punëtorë nga puna

Dogana e Kosovës i largon pesë punëtorë nga puna

Dogana e Kosovës ka ndërmarrë masa disiplinore ndaj shtatë zyrtarëve të Doganës pas një hetimi të hollësishëm.

Në një njoftim të lëshuar për media thuhet se Dogana Kosovës është e përkushtuar ndaj standardeve më të larta të integritetit dhe llogaridhënies në shërbimin të publikut.

“Pas një procesi të plotë hetimor, Dogana e Kosovës ka larguar nga puna pesë zyrtarë dhe ka degraduar dy të tjerë. Ky hetim identifikoi prova për keqpërdorim të detyrës, që çoi në këto veprime”.

“Të gjitha veprimet disiplinore janë në përputhje me standardet e brendshme dhe janë kryer me respektimin e procesit të rregullt, duke rikonfirmuar se Dogana e Kosovës nuk toleron asnjë formë të abuzimit të detyrës gjë që forconë angazhimin tonë për transparencë dhe llogaridhënie”, thuhet në njoftim.

Më tutje, thuhet se veprimet e ndërmarra tregojnë vendosmërinë për të mbajtur një institucion të besueshëm dhe transparent.

Powered by WordPress