Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Rama: Progres Raporti më pozitiv i të gjitha viteve për Shqipërinë

Rama: Progres Raporti më pozitiv i të gjitha viteve për Shqipërinë

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka dalë sot në një konferencë të përbashkët me ambasadorin e Delegacionit të Bashkimit Europian, Silvio Gonzato, ku në fokus të saj është Raporti i Progresit 2024 për Shqipërinë, publikuar nga Komisioni Evropian.

“Më vjen shumë mirë që sot marrim një raport shumë pozitiv, më pozitiv i gjithë këtyre viteve, dhe normalisht i tillë sepse e tillë është ecuria e vendit dhe konferenca e dytë ndërqeveritare afirmoi njohjen nga të gjitha institucionet dhe vendet e BE të përparimit të bërë nga Shqipëria.

Raporti është real dhe i balancuar dhe siç njeh progresin, shënjon me përpikmëri dhe piketat për hapat që duhen bërë më tej dhe çështjet që duhet të përqendrohemi për përmbushjen e kushteve për anëtarësim”, tha Rama.

“Raporti bën një vlerësim të lartë të zbatimit të reformës në drejtësi dhe patjetër që ka pika që duhen adresuar dhe ende boshllëqe që duhen mbushur. Më shumë të drejtë vlerëson punën e SPAK, ndjekjen e hetimeve të thelluara të rasteve të korrupsionit, përfshirë dhe ato të profileve të larta politike dhe zyrtare.

Së dyti ekonomia dhe rritja e mirëqenies. Raporti e konfirmon edhe këtë vit vazhdimin e rritjes ekonomike të vendit dhe përgatitjen e Shqipërisë për një ekonomi tregu. Rritja ekonomike ka qenë një rritje e fortë siç thotë raporti, po ashtu rritja e turizmit dhe investimet në rritje, është fakt .

Së treti ka një pikë, është progresi i mirë dhe afrimi më shumë drejt kritereve për anëtarësim në fushën e energjisë”, tha Rama më tej.

Powered by WordPress