Të mërkurën është publikuar raporti i progresit nga Komisioni Evropian, për vendet që kanë synim të anëtarësohen në Bashkimin Evropian, raporton TV Arbëria.
Në këttë raport për Kosovën bëhet e qartë që në kuadër të Marrëveshjes së Brukselit dhe aneksit të Ohrit kërkohet që fillimisht Kosova të ndërmarr hapa për themelimin e Asociacionit të Komunave me shumicë serbe, për t’u pasuar nga Serbia për t’i plotësuar obligimet e saj.
Në një formë bie përgjegjësia mbi Prishtinën, e në anën tjetër Kryeministri Kurti ka deklaruar se nuk ka zbatim pa nënshkrim.
Po ashtu ky raport Marrëveshjet ne fjalë i konsideron si obligim ligjor dhe implementimi i tyre konsiderohet si parakusht për integrime evropiane.
Lidhur me këtë raport në një përgjigje për TV Arbëria, njohësi i çështjeve evropiane, Dritëro Arifi ka thënë se ky raport për Kosovën është i pakthyeshëm.
“Sa i përket raportit të vendit që e ka bërë Komisioni Evropian është shumë e qartë obligimet që I ka Kosova. Në fund të ditës ky raport iu ka shpërnda të gjitha shteteve të Bashkimit Evropian dhe është i pakthyeshëm dhe në një farë mënyre është edhe obligim i shtetit kur anëtarësohet në Bashkimin Evropian, pra Bashkimi Evropian i vendos rregullat, ne e kemi në dorën tonë a do t’i zbatojmë apo jo, kjo varet edhe nga vullneti politik jo vetëm i Qeverisë por edhe i shoqërisë në të ciin ai vend, varet se çfaë aspirate ka”, ka thënë ai.
Tutje thotë se nëse kërkesat e Bashkimit Evropian nuk merren seriozisht atëherë do të shtyhet integrimi i Kosovës, e sipas tij çdo vonesë është në dëmë të Kosovës.
“Me një fjalë nëse ne nuk i marrim seriozisht këto kërkesa nga Bashkimi Evropian, nuk besoj që do të rrezikohet fati i integrimit të Kosovës por mund të shtyhet, e çdo vones është në dëmë të Kosovës, sepse kryeministri Kurti është zotuar edhe para mnistrit të jashtëm të BE-së që e ka pranuar marrëveshjen. Pra Kurti është zotuaar edhe para treshës së madhe evropiane, Francës, Gjermnaisë dhe Italisë dhe e ka pranuar marrëveshjen dhe do ta zbatojë në tërsi, pra aty nuk e ka kërkuar nënshkrimin dhe tash është vëshirë të kthehemi ne mund ta shtyjmë sa më shumë që mundemi por cilado qeveri që vije pas 9 shkurtit do ta bëjë atë që të gjithë po thënë pra do ta dërgojë draft statutin e Asociacionit të komunave serbe në Kushtetuese për interpretim, është e vërtet që qeveria nuk e bëri atë punë por qeveria e ka vetëm një punë me e dërgu mandej themelimi i tij nuk varet nga qeveria”, tha tutje Arifi.
Aktualisht problematika për Qeverinë janë vendimet politike, thotë Arifi si dhe thekson se duhet të ketë një koordinim më të mirë.
“Është e vërtet që raporti i cek edhe elementet pozitive që kanë ndodhur gjatë kësaj qeverisje, që janë normale evidente mirëpo në fund të ditës ato vendime politike janë ato të cilat e mjegullojnë të gjithë raportin, kjo është problematika me të cilën po ballafaqohet kjo qeveri, dhe normalisht nuk është askush kundër largimit të dinarit, por esenca është mënyra, metodologjin se si e largon një gjë, kjo është problematika të cilën qeveria nuk po dëshiron me e kuptu, jo që spo e kupton por nuk po dëshiron me e kuptu kërkesat e Bashkimit Evropian apo partnerëve tanë perendimor. Pra po të kishim pas një koordinim gjithçka kish shkuar sipas marrëveshjes për të cilën jemi zotuar”, ka thënë Arifi për TV Arbëria.