Dy persona janë arrestuar në Ferizaj për zjarrvënie të një veture, ku dëmet janë rreth 20 mijë euro.
“Nën autorizim të prokurorit të shtetit, hetuesit rajonal i kanë marrë të gjitha veprimet hetimore dhe nga hetimet e para, dyshohet se dy persona të maskuar i kanë vënë zjarrin veturës dhe ishin larguar në drejtim të panjohur. Dëmet e shkaktuara në veturë ishin rreth 20.000 euro.”
Të dyshuarit, 16 dhe 17 vjeçar, janë ndaluar për 24 orë.
“Pas një pune intenzive hetimore në terren, shikimit të kamerave të sigurisë , fillimisht hetuesit rajonal kanë arritur të identifikojnë dy persona të dyshuar : M.B ( M/K) i moshës 16 vjeçar dhe A.Z ( M/K) i moshës 17 vjeçar, të cilët me datë 25.10.2024, rreth orës 15:40 u arrestuan dhe në prezencë të avokatit mbrojtës, përfaqësuesit të Qendrës për Punë Sociale dhe prindërve pasi ishin intervistuar nga hetuesit rajonal, me vendim të prokurorit të shtetit u ndaluan në mbajtje për 24 orë për procedura të mëtejme hetimore. Gjithashtu ishte sekuestruar edhe një motoçikletë që dyshohet se është përdorur në rastin e zjarrëvënies.”
Mirëpo, më pas një person tjetër është arrestuar se i ka shtyrë dy të miturit ta djegin veturën.
“Kurse në kërkim policor ishte edhe një person tjetër, i dyshuar për cytje në këmbim të parave të zjarrëvënies së veturës, i cili me datën 31.10.2024 rreth orës 04:45 është ndaluar në pikën kufitare me Malin e Zi. I dyshuari E.M ( M/K) i moshës 24 vjeçar është shoqëruar në Sektorin Rajonal të Hetimeve në Ferizaj. i cili është intervistuar ne prezencë edhe të avokatit mbrojtës nën dyshimin se ka shtyrë nën këmbim të një shume të caktuar të parave dy të miturit të kryejnë zjarrëvënie të veturës në Ferizaj.”
Ai është dërguar në mbajtje për 48 orë për procedura tjera hetimore.