Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Maqedonci në Katar, thotë se iu konfirmua mundësia për të dërguar kadetë në këtë vend

Maqedonci në Katar, thotë se iu konfirmua mundësia për të dërguar kadetë në këtë vend

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci së bashku me presidenten Vjosa Osmani po qëndron në shtetin e Katarit.

Maqedonci ka vizituar Akademinë Ushtarake të Katarit dhe ka zhvilluar takime me zyrtarë të ushtrisë së këtij vendi.

Ai ka njoftuar se i është konfirmuar mundësia që të dërgojë kadetë në këtë vend.

“Gjatë vizitës dhe takimeve që kisha na u konfirmua mundësia për të dërguar kadetë të cilët do të ndjekin programin edukativ ushtarak në këtë akademi dhe Shteti i Katarit mbulon të gjitha shpenzimet”, ka shkruar Maqedonci.

Powered by WordPress