Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > “Ta dhashë një minutë shtesë”, përplasen Haki Abazi e Saranda Bogujevci

“Ta dhashë një minutë shtesë”, përplasen Haki Abazi e Saranda Bogujevci

Gjatë seancës së sotme, deputeti Haki Abazi, është përplasur me nënkryetaren e Kuvendit, Saranda Bogujevci.

Pasi i përfundoi minutazhi, Abazi kërkoi kohë shtesë, por një gjë të tillë e refuzoi Bogujevci.

“I nderuar, regjia ta shtoi një minutë, nuk të ndërprejti. E patë fatin, më të mirë se të tjerët. Ta dhashë një minutë shtesë, e ke me fakte”, tha Bogujevci.

Ndërsa Haki Abazi vazhdoi të flasë me të, mirëpo nuk dëgjohet pasi i është ndalur mikrofoni.

“Ju lutem printone pjesën ku ia keni shtu një minutë pa deklaru unë që mos me ia ndërpre fjalën deputetit”, tha Bogujevci.

Ajo më pas ia dha fjalën deputetes së VV’së, Shqipe Selimi, mirëpo Abazi vazhdoi të qëndrojë te foltorja.

Powered by WordPress