Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Arrestohet i dyshuari që u shpall në kërkim nga Policia, dyshohet për lëndim të rëndë trupor

Arrestohet i dyshuari që u shpall në kërkim nga Policia, dyshohet për lëndim të rëndë trupor

Policia Rajonale në Gjakovë para pak minutash e shpalli në kërkim një person dhe ia publikoi fotografinë, me qëllim lokalizimin e tij. I riu dyshohet për veprën penale “Lëndim i rëndë trupor”, raporton Sinjali.

I dyshuari është Fisnik Qenaj, 21-vjeçar, nga fshati Romajë në Prizren tashmë i arrestuar nga Policia e Kosovës, i cili dyshohet se në muajin gusht i shkaktoi lëndime të rënda trupore një personi në Gjakovë.

Për lokalizimin e tij, policia ka lëshuar një kërkesë për bashkëpunim me qytetarët më 15 gusht 2024, kërkesë e cila tashmë ka rezultuar e suksesshme.

Powered by WordPress