Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama ka thënë se kryeqyteti është i vetmi që ka krijuar Sektorin për Çështje të Kategorive të Dalura nga Lufta e UÇK-së.
Rama thotë se krijimi i këtij sektori dëshmon angazhimin për të respektuar dhe promovuar vlerat e luftës çlirimtare.
“Sot, u takova me Sylë Vitinë, udhëheqës i sektorit, ku diskutuam aktivitetet që janë thelbësore për të siguruar që këto kategori të kenë një zë të fortë dhe dinjitoz në komunën e Prishtinës”.