Një person është arrestuar për shkak se në gjendje të dehur gjatë drejtimi të veturës kishte shkaktuar vet-aksident ku për pasojë ka dëmtuar dy shtylla anësore të rrugës.
Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se rasti ka ndodhur të mërkurën rreth orës 23:30, në Prishtinë.
Po ashtu sipas raportit bëhet e ditur se të dyshuarit i është bërë matja e alkoolit me alkool-test dhe ka rezultuar 1.39 promil.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, për shkak se në gjendje të dehur gjatë drejtimit të veturës me targa vendore kishte shkaktuar vet-aksident dhe si pasojë ka dëmtuar dy shtylla anësore të rrugës. Të dyshuarit i është bërë matja e alkoolit me alkool-test dhe ka rezultuar 1.39 promil”, thuhet në raport.
Ndërkaq, siç thuhet në raport i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.