Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Raporti i BE-së për Kosovën, Krasniqi: Kjo qeverisje e futi Kosovën nën masa të BE-së dhe nuk solli asnjë njohje

Raporti i BE-së për Kosovën, Krasniqi: Kjo qeverisje e futi Kosovën nën masa të BE-së dhe nuk solli asnjë njohje

Deputetja e LDK-së, Rrezarta Krasniqi ka thënë se Raporti i Bashkimit Evropian për Kosovën, për vitin 2024, i cili i është dorëzuar Qeverisë që është publikuar sot, është raport gjerësisht negativ kjo si rrjedhojë e qeverisjes jo kompetente të Vetëvendosjes.

Ajo u shpreh se kjo qeverisje e futi Kosovën nën masa të BE-së dhe nuk solli asnjë njohje.

“Raporti është gjerësisht negativ si rrjedhojë e qeverisjes jokompetente të Vetëvendosjes me një Qeveri që për katër vite na armiqësoi me miqtë dhe partnerët tanë strategjik, e futi Kosovën nën masa të BE-së dhe nuk solli asnjë njohje” shtoi ajo.

Krasniqi gjithashtu ka cekur disa nga vërejtjet që u përmendën në raport.

Qeveria nuk ka arritur të ndërtojë dialog për të shtyrë agjendën e BE-së përpara, pra bëhet thirrje për një qasje kontruktive e pozitive
Pushteti ka rrezikuar reformat kryesore dhe nuk ka mbajt konsultime publike për këto reforma
Nuk janë realizu reformat për organizimin e administratës
Progres i kufizuar në reformën e sistemit të drejtësisë
Injorim i këshillave të fuqishme të BE-së dhe Komisionit të Venedikut rreth Ligjit për Këshillin Prokurorial dhe reforma tjera në fushën e drejtësisë
Progres i kufizuar në luftën kundër korrupsionit
Përpjekje nga Qeveria për të ushtruar kontroll mbi mediat
Injorim i rekomandimeve të BE-së dhe organizatave tjera ndërkombëtare për rregullatorin e mediave
Kërkesë urgjente me adresu pavarësinë dhe përgjegjësinë në Radio Televizionin Publik të Kosovës
Dobësi në menaxhimin e investimeve publike dhe mbikëqyrje e dobët e ndërmarrjeve publike
Sistemi i prokurimit i shoqëruar me parregullësi dhe i ekspozuar ndaj korrupsionit
Injorim i procedurave në Kuvend për miratimin e 18 ligjeve dhe dështim në përmbushjen e afateve të caktuara nga Gjykata Kushtetuese për të rishikuar ligjet
Refuzim i Qeverisë për t’u përgjigjur pyetjeve parlamentare duke dëmtuar demokracinë në vend
Vonesa të mëdha në zbatim të agjendës së BE-së e cila është tërësisht në përgjegjësi të Zëvendëskryeministrit të Parë, përfshirë mospërfshirjen e ministrive në këtë proces.

Powered by WordPress