Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Akuzat për përndjekje, Arber Jashari: Duhet ta ruajmë integritetin e AKI-së

Akuzat për përndjekje, Arber Jashari: Duhet ta ruajmë integritetin e AKI-së

Avokati Arber Jashari në një postim në Facebook ka vlerësuar gatishmërinë e kreut të Agjencisë Kosovare për Inteligjencë, Petrit Ajeti për të qenë transparent dhe i hapur në takimin me Komisionin parlamentar për mbikëqyrjen e AKI-së mbi shqetësimet e deputetëve për pretendimet e disa gazetareve se po përndiqen nga zyrtarët e këtij institucioni.

Jashari ka thënë se është pozitive që AKI-ja i ka mohuar këto pretendime, duke përkujtuar se çdo keqpërdorim i mundshëm brenda saj duhet të trajtohet nga mekanizmat ligjorë e institucionalë.

“AKI ka dhënë prova të mjaftueshme se i shërben Kosovës dhe popullit të saj, dhe meritat e saj në sigurinë e shtetit të Kosovës, janë të panumërta. Si qytetarë të këtij vendi, pa dallim funksioni a pozite, e kemi për obligim t’ia ruajmë namin e mirë dhe integritetin kësaj agjencie, e cila na ruan orë e çast nga rreziqet permanente që i kanosen vendit, si terrorizmi, spiunazhi dhe krimet tjera kundër shtetit”, ka shkruar Jashari.

Powered by WordPress