Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Kryetarja e Komisioni për Integrim Evropian: Raporti është përgjithësisht negativ

Kryetarja e Komisioni për Integrim Evropian: Raporti është përgjithësisht negativ

Kryetarja e Komisioni për Integrim Evropian në Kuvendin e Kosovës, Rrezarta Krasniqi ka folur për të gjeturat e Raportit të Progresit për Kosovën. Ajo ka thënë se raporti është gjerësisht negativ.

Sipas Krasniqit kjo ka ardhur si rrjedhojë e qeverisjes jokompetente të Vetëvendosjes “me një Qeveri që për katër vite na armiqësoi me miqtë dhe partnerët tanë strategjik, e futi Kosovën nën masa të BE-së dhe nuk solli asnjë njohje”.

“Në përgjegjësi, është shqetësues një numër kaq i madh i vërejtjeve serioze ndaj Qeverisë dhe shumicës parlamentare në Kuvend, e cila e ka përgjegjësinë politike. Raporti ka gjetur se rekomandimet e raportit nga viti 2023 nuk janë zbatuar thuajse në asnjë fushë. Më tutje, këshillat, sugjerimet e rekomandimet e Bashkimit Evropian nuk janë marrë parasysh për shumicën e ligjeve dhe politikave kyçe.”, ka shkruar ajo.

Sipas Krasniqit, raporti ka vlerësuar se ka progres të limituar thuajse në çdo fushë të qeverisjes.

Krasniqi i ka listuar vërejtjet më specifike:
“❌️ Qeveria nuk ka arritur të ndërtojë dialog për të shtyrë agjendën e BE-së përpara, pra bëhet thirrje për një qasje kontruktive e pozitive
❌️ Pushteti ka rrezikuar reformat kryesore dhe nuk ka mbajt konsultime publike për këto reforma
❌️ Nuk janë realizu reformat për organizimin e administratës
❌️ Progres i kufizuar në reformën e sistemit të drejtësisë
❌️ Injorim i këshillave të fuqishme të BE-së dhe Komisionit të Venedikut rreth Ligjit për Këshillin Prokurorial dhe reforma tjera në fushën e drejtësisë
❌️ Progres i kufizuar në luftën kundër korrupsionit
❌️ Përpjekje nga Qeveria për të ushtruar kontroll mbi mediat
❌️ Injorim i rekomandimeve të BE-së dhe organizatave tjera ndërkombëtare për rregullatorin e mediave
❌️ Kërkesë urgjente me adresu pavarësinë dhe përgjegjësinë në Radio Televizionin Publik të Kosovës
❌️ Dobësi në menaxhimin e investimeve publike dhe mbikëqyrje e dobët e ndërmarrjeve publike
❌️ Sistemi i prokurimit i shoqëruar me parregullësi dhe i ekspozuar ndaj korrupsionit
❌️ Injorim i procedurave në Kuvend për miratimin e 18 ligjeve dhe dështim në përmbushjen e afateve të caktuara nga Gjykata Kushtetuese për të rishikuar ligjet
❌️ Refuzim i Qeverisë për t’u përgjigjur pyetjeve parlamentare duke dëmtuar demokracinë në vend
❌️ Vonesa të mëdha në zbatim të agjendës së BE-së e cila është tërësisht në përgjegjësi të Zëvendëskryeministrit të Parë, përfshirë mospërfshirjen e ministrive në këtë proces.”

Powered by WordPress