Aeroporti Ndërkombëtar Limak Kosova ka marrë një njohje të veçantë, duke u shpallur fitues i Çmimit të Rrjetit CSR të Kosovës në Fuqizimin e Grave.
Ky çmim vjen si rezultat i angazhimit të tij të palodhur për promovimin e barazisë gjinore dhe rritjes profesionale përmes Iniciativës Globale të Vajzave Inxhiniere.
“Jemi të nderuar dhe mirënjohës për këtë çmim.Ky njohje na motivon të vazhdojmë punën tonë për të krijuar mundësi të reja për gratë në sektorin e inxhinierisë dhe për të forcuar barazinë gjinore”, thuhet në njoftimin e aeroportit të Prishtinës.
Me këtë çmim, Aeroporti Ndërkombëtar Limak Kosova tregon se investimi në barazinë gjinore është një hap i domosdoshëm për të ndërtuar një të ardhme më të drejtë dhe më të ndritur për të gjithë.
E plotë:
Aeroporti Ndërkombëtar Limak Kosova është mirënjohës dhe i nderuar që merr Çmimin e Rrjetit CSR të Kosovës në Fuqizimin e Grave për kontributin e rëndësishëm në promovimin e barazisë gjinore dhe krijimin e rritjes profesionale përmes Iniciativës Globale të Vajzave Inxhiniere.
Njohje të tilla na ndihmojnë të vazhdojmë edhe më të motivuar të punojmë në promovimin e barazisë gjinore dhe mundësive të rritjes profesionale për gratë!