Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Limaj: Bashkë, jemi më të fuqishëm për të ardhmen e Kosovës!

Limaj: Bashkë, jemi më të fuqishëm për të ardhmen e Kosovës!

Kryetari i NISMA Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka shprehur angazhimin e tij për zgjedhjet e 9 shkurtit dhe rëndësinë e bashkëpunimit për të siguruar një të ardhme më të mirë për Kosovën.

Në një takim me kryesinë e partisë, Limaj theksoi: “Bashkë, jemi më të fuqishëm dhe të gatshëm për t’i dhënë Kosovës të ardhmen që meriton!”

Gjatë diskutimeve, u theksua nevoja për intensifikimin e angazhimit të degëve të NISMA-s dhe për të ardhmen e vendit. Limaj theksoi se në këtë moment kritik për Kosovën, është thelbësore që të rikthehet besimi te institucionet dhe të ofrohen projekte konkrete që shërbejnë qytetarëve.

“NISMA ka dëshmuar se ka potencialin dhe vullnetin për ta bërë këtë realitet,” shtoi ai, duke nënvizuar angazhimin e partisë për të përmirësuar jetën e qytetarëve dhe për të kontribuar në zhvillimin e qëndrueshëm të vendit.

Powered by WordPress