Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Gruda: Raporti i Progresit e rrëzon propagandën e qeverisë për reformat në drejtësi

Gruda: Raporti i Progresit e rrëzon propagandën e qeverisë për reformat në drejtësi

Anëtari i Kryesisë së PDK-së, Përparim Gruda, është shprehur i shqetësuar me gjetjen e Raportit të Progresit në fushën e drejtësisë.

Ai ka bërë me dije se raporti i BE-së konstaton dështimin e plotë të reformave në drejtësi dhe konstaton sulmet ndaj gjyqtarëve dhe prokurorëve nga ana e qeverisë së Kosovës.

Në profilin e tij në “Facebook”, Gruda ka shkruar se raporti e rrëzon propagandën e qeverisë për reformën në drejtësi.

“Raporti i Bashkimit Evropian për Kosovën konstaton dështimin e plotë të reformave në drejtësi dhe konstaton sulmet ndaj gjyqtarëve dhe prokurorëve nga ana e qeverisë së Kosovës. Ky raport rrëzon përfundimisht propagandën e qeverisë mbi sukseset e saj dhe përpjekjet për të fajësuar opozitën për pengimin e reformave. Kjo qeveri është në fund të mandatit dhe nuk ka realizuar asnjë nga premtimet e saj në programin për drejtësi”, ka shkruar ai, duke i publikuar disa pjesë të Raportit të Progresit për fushën e drejtësisë.

 

Powered by WordPress