Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Britania e prerë: Kosova të ketë parasysh vendimet e veta – Serbia të luajë rol konstruktiv

Britania e prerë: Kosova të ketë parasysh vendimet e veta – Serbia të luajë rol konstruktiv

Përfaqësuesi i Mbretërisë së Bashkuar në Këshillin e Sigurimit ka shprehur shqetësimin se procesi i dialogut mes Kosovës dhe Serbisë ka ngecur.

Ai ka lënë dy porosi për dy shtetet derisa ka theksuar se ato duhet të zbatojnë marrëveshjet ekzistuese të dala nga dialogu.

“Inkurajojmë Kosovën që të marrë parasysh me kujdes ndikimin e vendimeve të saj mbi të gjithë qytetarët, përfshirë ata të komuniteteve joshumicë dhe të punojë me partnerët e saj. E inkurajojmë Serbinë që të luajë rolin e vet në përpjekje për sigurim të drejtësisë dhe llogaridhënie për kryesit e sulmit tronditës të vitit të kaluar në Banjskë dhe të luajë rol konstruktiv në uljen e tensioneve dhe promovim të marrëdhënieve pozitive në rajon”, ka thënë përfaqësuesi i Mbretërisë së Bashkuar.

Ai ka shtuar se Mbretëria e Bashkuar është përkrahëse afatgjatë e sovranitetit dhe pavarësisë së Kosovës.

Powered by WordPress