Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Svecla, theksoi se rritja e të hyrave në buxhetin e shtetit do të reflektojë në rritje të pagave, pensioneve, shtesave dhe mirëqenies së qytetarëve.
“Siç është prezantuar dje nga Kryeministri Kurti dhe Ministri Murati, viti 2025 parasheh dy faza të rritjes së pagave për të gjithë sektorin tonë publik,” tha Svecla.
Ai përmendi se paga bazë e policit të lartë, që në fillim të mandatit ishte mesatarisht 392 euro, do të arrijë 759 euro, ndërsa paga e zjarrfikësve do të rritet nga 352 euro në 660 euro.
“Jam i lumtur që jo vetëm këto dy kategori, por gjithë sektori publik do të ketë për herë të tretë brenda mandatit tonë rritje të të hyrave,” përfundoi Svecla, duke theksuar angazhimin e qeverisë për të përmirësuar kushtet e punës dhe mirëqenien e qytetarëve.