Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > LDK-ja pas Raportit të Progresit: Është koha për ndryshim, ne do të udhëheqim pastër

LDK-ja pas Raportit të Progresit: Është koha për ndryshim, ne do të udhëheqim pastër

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) ka reaguar sot ndaj Raportit të Progresit për vitin 2024, të publikuar nga Komisioni Evropian, i cili nënvizon sfidat e vazhdueshme në Kosovë dhe thekson nevojën urgjente për ndryshim. Raporti thekson se “ritmi i rritjes është ngadalësuar krahasuar me vitet e mëparshme,” duke e bërë situatën ekonomike edhe më alarmante

LDK-ja deklaron se është e përkushtuar të rikthejë pavarësinë e mediave dhe të mbrojë institucionet demokratike nga ndërhyrjet politike. “Ne do të reformojmë gjyqësorin për të siguruar transparencë dhe përgjegjshmëri,”.

“Gjithashtu, do të luftojmë korrupsionin me vendosmëri.”

Duke kritikuar qeverinë aktuale, LDK-ja thekson se rezultatet e këtyre sfidave janë pasojë e paaftësisë së saj.

“Fokusi ynë do të jetë në krijimin e vendeve të punës dhe mundësive të reja, në mënyrë që kosovarët të mos detyrohen të largohen”, thuhet në reagimin e tyre.

“Ne do të udhëheqim pastër dhe me integritet,” theksojnë ata, duke bërë thirrje për angazhim të ri në drejtim të zhvillimit të vendit.

Powered by WordPress