Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > ‘Gjendja aktuale është turpëruese’- Punëtoret teknike që 43 ditë në grevë!

‘Gjendja aktuale është turpëruese’- Punëtoret teknike që 43 ditë në grevë!

U mbushën plotësisht 43 ditë që kur puntoret teknike po e vazhdojnë greven para Kuvendit.

Ato thonë se nuk po marrin asnjë përgjigje nga operatori ekonomik, e madje as nga zyrtarët e Kuvendit.

Sipas grevistes Nazife Krasniqi, operatori kalon nga këmbët e tyre, nuk e jep as edhe një përshëndetje të vetme.“Ne jemi në javën e shtatë, po i bie 43 ditë që jemi këtu në grevë, ne e kemi filluar grevën nga 16 shtatori, ne jemi dal me i shfaq pakënaqësit tona, e kemi pagën shumë të ulët, ne jemi dal me kërku rritjen e pagës. Kërkesat tona i kemi dërguar operatorit, në parlament, përgjigje zyrtare nuk kemi na po presim. Nuk po vjen kërkush me bisedu me neve. Më operatori kurr nuk ka ardh, as me bisedu, as është qikjo mundësi as ajo, kësajde ka kaluar as nuk n aka përshëndet, as nuk na ka fol” tha ajo.

Nazive Krasniqi, greviste
E njëra nga grevistet, ditë më parë e humbi vetëdijen në oborrin e kuvendit.“Na ka ndodh një aksident, një kolege e jona ajo pak e shtyer në moshë, ka 55-56 vjet, është u lodh sepse që gjashtë javë duke ndejtë në grevë, kur ka hy i ka humb vetëdija, u ra për toke, u bë mazamakeq. Ajo është në spital, prej sot një javë”, u përgjigj grevistja.

Sipas Nazifes gjatë tërë këtyre ditëve grevë, pati tentime dhe kërkesa për me përfundu grevën, edhe pse askush nuk ka ndërmarrë asgjë.“Abuzojnë jo vec me paga por me gjithcka me neve abuzojnë. Kanë tentuar me na e prish greveën, kanë tentuar me na e thy grevën, u ardh operatori ekonomik me drejtorin e shërbimeve teknike na kanë ftuar në një sallë dhe na kanë thënë që ju vetëm tri ditë keni me u pagu që jeni në grevë. Ka thënë nëse nuk filloni punën të hënën (ka qenë java e tretë), ju në oborr të kuvendit nuk guxoni me bë grevë më. Keni me dal jashtë oborrit”, tha ndër të tjera.

E këtë grevë nuk e mbështetën disa puntore të tjera, që Nazifja thekson se ato gjithnjë kanë pasur më shumë privilegje, ani pse punën e bënin të njejtë.“03:50-04:34 Koleget tona që kanë qenë brenda, ato nuk kanë ardhur që nga fillimi. Aty operatori cfarë marrëdhënie ka me to, a i ka familjare a i ka shoqërore, a s I ka më shumë se shoqërore ne nuk e dimë. Ato kanë qenë më të priviligjuara se na, ato nuk paguhen si na, pse me dal ajo me bë grevë me mu këtu. Punëne njetë e kemi por ato kanë privilegje më shumë se ne. këtu ka parregullësi shumë të mëdha, puntoret nuk respektohen në mënyrë të dinjitetshme , jo vetëm me pagë por në të gjitha aspektet”, u shpreh ajo.

Ndërsa, Miradije Jakupi një tjetër greviste, këtë gjendje aktuale të tyre e vlerëson turpëruese, duke thënë se nuk po bëhet asnjë zgjidhje.

 

Miradije Jakupi, tjetër greviste
“Këtu punojë që 23 vite në kuvend, ne kemi dal me I kërku drejtat tona, drejtat tona kërkush nuk është duke i marrë parasysh. Jemi që dy muaj para kuvendit. Kjo është shumë keq, është një gjendje shumë e keqe, me punu 23 vite puntore e kuvendit edhe me ndejt dy muaj para kuvendit edhe mos me pas kurrfarë zgjidhje prej kuvendit. Neve na vjen turp”, tha grevistja tjetër.

Grevistet shprehen të bindura se do ta vazhdojnë grevën deri në plotësimin e kërkesave.

Powered by WordPress