Deputeti i LDK-së, Besian Mustafa iu është kundërpërgjigjur kryeministrit Kurti, i cili tha se kohëve të fundit po dëgjon shumë premtime boshe nga opozita, madje duke i krahasuar ato me emisionet humoristike.
Mustafa ka shkruar se premtimet e thata i njeh më së miri Kurti, e që sipas Mustafës, është mjeshtër i tyre.
“Për dallim prej kësaj qeverie, Lidhja Demokratike e Kosovës e ka vizionin, udhëheqësinë, ekipin dhe programin e qartë me hapa konkret për Kosovën. Vendosmëria jonë për implementimin e plotë të zotimeve tona do të jetë e qartë që në javën e parë të qeverisjes sonë. Ndryshimi po vjen”, ka shkruar Mustafa.