Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > E rëndë: Një nga viktimat e atentatit në Shkodër ishte kalimtare e rastit

E rëndë: Një nga viktimat e atentatit në Shkodër ishte kalimtare e rastit

Shkodra është përgjakur ditën e sotme, teksa në një atentat me armë zjarri të regjistruar në lagjen Dobraç, dy persona kanë mbetur të vrarë dhe dy të tjerë të plagosur rëndë.

A2 CNN nga burime pranë policisë vendore mëson se një nga viktimat është shtetasi Hamza Lici, vëllai i të dënuarit për vrasje Ibrahim Lici, i cili i ka shpëtuar drejtësisë.

Viktimë po ashtu ka mbetur një grua, e cila ka qenë kalimtare e rastit në momentin kur është regjistruar ngjarja e rëndë, pranë rrethrrotullimit të ish-“5 Heronjve të Vigut”.

Sa i përket të plagosurve, ndodhet në gjendje të rëndë në spital Arlind Bushati, djali ish-kandidatit të Partisë Demokratike për bashkinë e Shkodrës, Xhemal Bushati.

Po ashtu ka mbetur i plagosur edhe një burrë, i cili ka qenë kalimtar dhe nuk është identifikuar ende.

Powered by WordPress