Kryeministri Albin Kurti dhe Ministri i Financave, Hekuran Murati, njoftuan se nga janari i vitit të ardhshëm, pagat në sektorin publik pritet të rritën për 55 euro, derisa 55 euro të tjera do t’u shtohen nga muaji korrik.
Lidhur me këtë çështje ka folur eksperti i ekonomisë Besim Mulaj, i cili thotë se kryeministri Kurti gjithnjë ka kritikuar rritjen e pagave në kohë fushatë, ku sipas tij kjo rritje tani nuk është reale.
“Nga prizmi i ekspertit të ekonomisë mund të them se kjo ngritje nuk është se do te ndikoje në mirëqenien e qytetarëve sepse edhe ashtu kjo rritje i prekë vetëm shërbyesit publik dhe së për qudi duke ditur së pikërisht kryeministri Kurti çdo here ka kritikuar rritjen e pagave në kohë fushate, mendoj së aspak kjo rritje nuk është reale. Aq më shumë kur rritja e çmimeve të konsumit ditor ka një rritje shume më të lartë së sa rritja e pagave dhe sugjerimi im do të ishte që së paku 25-30% të rritet koeficienti i pagave në mënyrë që të barazohet më inflacionin e lartë – rritjen e çmimeve”, tha ai.
Mulaj potencon se kjo rritje është bërë në kundërshtim me ligjin për pagat dhe se është duke u bërë vetëm për qëllime elektorale.
“Neni 9 (LIGJI NR. 08/L-196 PËR PAGAT NË SEKTORIN PUBLIK) thotë – Përcaktimi i vlerës së koeficientit1. Vlera monetare e koeficientit përcaktohet me ligjin vjetor të buxhetit. Përcaktimi i vlerës së koeficientit bëhet në pajtim me legjislacionin për menaxhimin e financave publike.
Andaj duke analizuar te cekurat me larte nënkupton se rritja është bere ne kundërshtim më ligjin nr. 08/L-196 për pagat në sektorin publik sepse buxheti për vitin fiskal 2025 nuk është miratuar ende dhe kjo nënkupton që nuk është përfshirë në buxhetin siç e parasheh ky ligj në pajtim më legjislacionin për menaxhimin e financave publike dhe së është duke u bërë vetëm për qëllime elektorale. Gjithashtu është në kundërshtim me nenin 42, pika 1 të ligjit për paga”, thotë ai për GazetaBlic.