Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Qeveria miraton ligjin për krijimin e Forcës Rezerviste të Shqipërisë

Qeveria miraton ligjin për krijimin e Forcës Rezerviste të Shqipërisë

Qeveria ka miratuar ka njoftuar se qeveria ka kaluar projektligjin për krijimin e Forcës Rezerviste të Shqipërisë. Vendimin e dha ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu pas mbledhjes së qeverisë.

“Në kuadër të detyrimeve dhe standardeve të NATO-s, sfidave të reja të sigurisë, ka lindur nevoja që të konsiderojmë krijimin dhe organizimin e Forcës së Rezervistëve.

Kjo i jep një mundësi ushtarakëve aktivë, që për arsye të ndryshme kanë vendosur që të zhvillojnë karrierën e tyre në privat, në funksione me teknicitet të lartë, kjo u jap mundësinë që të rikthehen tek Forcat e Armatosura dhe të japin kontributin e tyre në misione specifike, duke mbuluar misione paqeruajtëse, misione në NATO apo në rajon.

Kjo është e rëndësishme për dy arsye: I japim mundësi karrierës së ushtarakëve që të jenë më fleksibël, ata aktivë që të rikthehen në FA, ne hapim dyert e karrierës ushtarake në mënyrë që ata të konsiderojnë përfitimet financiare, por edhe ushtarake përmes ushtrimit të detyrës aktive”, tha Vengu.

Vëngu tha se ky vendim ka ardhur si pasojë e situatës globale, por edhe si një plotësim i standardeve të NATO-s.

“Kemi një paketë financiare të dedikuar në buxhetin 2025 për forcën e rezervistëve, 15.5 milionë euro si edhe një angazhim të mëtejshëm në vitet në vijim. Ne kthehemi në standardet e NATO-s dhe bëhemi një forcë e armatosur më tërheqëse, po kjo bën që forcat e armatosura të kenë një gamë personeli më të gjerë në funksion.

Ne i konsiderojmë ato kapacitete kombëtare. Një pjesë e mirë e inxhinierëve, teknikëve që ka vendi ynë kanë mësuar funksionet më të rëndësishme te Forcat e Armatosura dhe e natyrshme që të jemi më atraktivë në funksionet me teknicitet të lartë dhe njohuri të thella, me elementë kibernetikë apo mbrojtjen civile.”, shtoi ai.

Powered by WordPress