Kryeqyteti tani e tutje do të jetë me standarde të reja për sigurinë në trafik përmes digjitalizimit të gjobave.
Kryetari i Prishtinës Përparim Rama dhe Policia e Kosovës kanë ndërmarrë një hap të rëndësishëm për sigurinë rrugore, duke u dakorduar lidhur me digjitalizimin e gjobave të trafikut
Pikat kyçë të dakordimit përfshijnë:
Monitorimin dhe menaxhimin e trafikut me pajisje moderne dhe digjitalizimin e të dhënave.
Njoftimin e kundërvajtësve përmes adresave elektronike të pronarëve të mjetit (telefon, e-Kosova)
Dërgimin e gjobave në adresën e pronarit të automjetit përmes Postës së Kosovës.
Kjo marrëveshje përfshinë përdorimin e pajisjeve të avancuara që mund të monitorojnë automjetet në kohë reale dhe përdorimin e teknologjisë për të përmirësuar trafikun.