Një shtetas serb nga Republika Serbe në BeH ka vdekur në Ukrainë gjatë luftimeve krah forcave ruse.
Bëhet fjalë për Veljko Mijatoviq nga fshati Boljaniq afër Doboj, njoftuan në rrjetet sociale miqtë e tij dhe anëtarët e shoqatës që mbledh ish-pjesëtarët e Ushtrisë së Republikës Srpska.
Madje pas vdekjes, serbët po e konsiderojnë atë si hero.
Në njoftim thuhej se Veljko Mijatoviq ka lindur në qershor të vitit 1992. Informata për vdekjen e Veljko Mijatoviqit është publikuar edhe në faqen e Facebook-ut të Ushtrisë së Republikës Srpska, e cila numëron mbi 50 mijë ndjekës.
“Voljko Mijatoviq nga Ozren, 1992-2024. Trashëgimtari i paraardhësve të famshëm vdiq në Donbass. Lavdi ty hero”, është publikuar më 29 tetor në faqen e Ushtrisë së RS, raporton Istraga.ba