Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > E paprecedentë, Kurti e Gërvalla e përdorin Ambasadën e Kosovës në Austri për fushatë elektorale

E paprecedentë, Kurti e Gërvalla e përdorin Ambasadën e Kosovës në Austri për fushatë elektorale

Ambasada e Kosovës në Vjenë është venë në shërbim të pushtetit, duke bërë njoftime për tubime elektorale që kryeministri Albin Kurti dhe zëvëndësja e tij Donika Gërvalla do të mbajnë në Austri.

“Të nderuar bashkatdhetarë,Kemi kënaqësinë të ju ftojmë të merrni pjesë në një takim të veçantë me Kryeministrin e Republikës së Kosovës, z. Albin Kurti, dhe Zëvendëskryeministren dhe Ministren e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, znj. Donika Gërvalla Schwarz”, thuhet në njofitmin e Ambasadës së Kosovës në Vjenë.

Kjo ngjarje do të mbahet më 3 nëntor 2024 nga ora 15:00 deri në orën 17:00 në një hotel në Vjenë me emrin “Arcotel Wimberger”.

Para Austrisë, Kurti dhe Gërvalla kanë qëndruar para disa ditëve për një vizitë në Gjermani, nga ku edhe kanë bërë fjalime politike e elektorale para shqiptarëve që jetojnë atje, në përpjekje për të siguruar votat e tyre për zgjedhjet e 9 shkurtit./Express/

Powered by WordPress