Ngjarja raportohet të ketë ndodhur në fshatin Vreshtas në Maliq të Korçës.
Sipas policisë babë e bir ishin duke u konfliktuar me njëri tjetrin për motive të dobëta.
15-vjeçari po merr mjekim në spital dhe është jashtë rezikut për jetën.
Ndërsa babai me iniciale Sh. C. është shoqëruar në Komisariat, për kryerjen e veprimeve procedurale.
Njoftimi i Policisë
Maliq/Informacion paraprak
Rreth orës 10:45, në fshatin Vreshtas, shtetasi Sh. C. ka goditur me mjet prerës (thikë), djalin e tij 15 vjeç, për motive të dobëta.
15-vjeçari po merr mjekim në spital dhe është jashtë rezikut për jetën.
Shtetasi Sh. C. është shoqëruar në Komisariat, për kryerjen e veprimeve procedurale.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rethanave të rastit.