Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Ambasadori i BE-së e çon pasdite në Qeveri Raportin e Progresit, me Bislimin do të dalin në konferencë për media

Ambasadori i BE-së e çon pasdite në Qeveri Raportin e Progresit, me Bislimin do të dalin në konferencë për media

Shefi i Zyrës së Bashkimit Europian në Kosovë, Aivo Orav sot pasdite do t’ua dorëzojë kryeministrit Albin Kurti dhe zëvendëskryeministrit Besnik Bislimi Raportin e Progresit.

Pas takimit të përbashkët, Bislimi dhe Orav pritet të dalin në një konferencë të përbashkët për media.

“Zëvendëskryeministri i parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog i Republikës së Kosovës, Besnik Bislimi dhe Shefi i Zyrës së BE-së në Kosovë, Ambasadori Aivo Orav, mbajnë konferencë të përbashkët për media, pas takimit të përbashkët me Kryeministrin e Republikës së Kosovës, Albin Kurti, në të cilin bëhet dorëzimi i Raportit për Vendin për vitin 2024”, njoftoi Zyra e Kryeministrit.

Konferenca do të mbahet në 17:30.

Komisioni Europian kërkon nga Kosova dhe nga Serbia që të shpejtojnë në ndërmarrjen e hapave në zbatimin e Marrëveshjes drejt normalizimit të raporteve mes tyre.

Raporti e kritikon Kosovën për “veprimet e pakoordinuara” të cilat thuhet se kanë nxitur tensione.

Në raportin e sivjetmë Kosova kritikohet për “veprimet e pakoordinuara” të cilat thuhet se kanë nxitur tensione.

Vendit i kërkohet të nisë procedurën për themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe, mbi bazën e draft-statutit të propozuar nga Bashkimi Europian.

Kosova nuk e kishte dërguar në Gjykatën Kushtetuese draft-statutin e propozuar nga BE-ja, duke e refuzuar kështu këtë kusht të ndërkombëtarëve që vendi të anëtarësohej në Këshillin e Europës në maj.

Raporti i Progresit, ndër tjerash, përmend edhe përpjekjen e pushtetit për të ushtruar kontroll ndaj mediave.

Powered by WordPress