Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Bllokimi i disa rrugëve në Shqipëri, nën hetim 7 deputetë të opozitës dhe 50 protestues

Bllokimi i disa rrugëve në Shqipëri, nën hetim 7 deputetë të opozitës dhe 50 protestues

7 deputetë të Partisë Demokratike të Shqipërisë dhe 50 protestues, në Tiranë e Elbasan janë proceduar penalisht në gjendje të lirë për protestën e zhvilluar një ditë më parë.

Në Tiranë, deputetët e proceduar penalisht janë Flamur Noka, Albana Vokshi, Xhelal Mziu dhe Asllan Dogjani, si dhe 30 protestues.

Në Elbasan, janë proceduar penalisht deputetët e PD Tomor Alizoti, Edmond Spaho dhe Qani Xhafa.

Së bashku me protestuesit e proceduar, deputetët akuzohen për bllokimin e rrugëve dhe kundërshtim të forcave të rendit. Në disa prej akseve protestuesit kanë djegur edhe goma.

Powered by WordPress