Në “Pressing” të T7, të martën është diskutuar edhe për rritjen e pagave për sektorin publik, vendim që hynë në fuqi në janar.
Gazetari Valon Syla ka thënë se Kurti e tregoi sa mund t’i rris pagat, 55 euro.
Ka pasur edhe debat në mes të analistëve për kryeministrin Kurti e qasjen e tij ndaj sindikatave.
“Albini është special se baben e Sukobines, nanen të Hajkobilës, ai është super special”, ironoi Syla.
E analisti Dibran Hoxcha tha se nëse Qeveria po bën fushatë, sindikatat s’duhet të veprojnë njëjtë.
“Sindikatat nuk ish dasht me bë këtë lojë siç po e bën Albin Kurti”, tha Hoxha.
Më pas, Diran Hoxhas i reagoi gazetari Ilir Mirena.
“Qonu sulmoni sindikatat pra”, tha Mirena.
“Nuk po i sulmoj, unë po them keni të drejtë”, ia kthehu Hoxha. /Gazeta Express