Opozita në Shqipëri ka bllokuar disa prej akseve rrugore në vend në protestën e kësaj pasditeje.
Në Shkozet të Durrësit dhe në Milot protestuesit kanë nisur djegien e gomave në rrugë për të mos lejuar kalimin e makinave.
Partia Demokratike e ka cilësuar revoltën si mosbindje civile, e shtrirë në 5 qytete.
Protesta e fundit ishte më 7 Tetor 2024, pas arrestimit të ish-deputetit Ervin Salianji.