Kryetari i Komunës së Therandës, Bali Muharremaj ka njoftuar se tashmë është zhbllokuar xhirollogaria e kësaj komune, raporton TV Arbëria.
Ditëve të fundit kryetari kishte njoftuar se llogaria bankare e komunës në fjalë, është bllokuar nga Qeveria, teksa pushteti e kishte hedhur poshtë një gjë të tille, duke thënë se Qeveria nuk bllokon llogari të komunave por përmbaruesi, kështu kishte deklaruar ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati.
Postimi i ministrit:
Dezinformatat nuk kalojnë!
Kushdo që pretendon se Qeveria bllokon llogari të komunave, gënjen. Qeveria nuk bllokon llogari, e aq më pak komunave.
Llogaritë bllokohen nga përmbaruesit dhe vendimet e prera gjyqësore.
Njoftimi i sotëm i kryetarit Muharremaj: