Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Mjeku i njohur tregon rrezikun e qëndrimit të gjatë në karrike – jep disa këshilla

Mjeku i njohur tregon rrezikun e qëndrimit të gjatë në karrike – jep disa këshilla

Ruzhdi Kadriu është një nga doktorët më të njohur të Gjilanit, ndërsa për një kohë shërbeu edhe si drejtor klinik i Spitalit Rajonal në këtë qytet. Në një intervistë, gastroenterelogu Kadriu ka dhënë disa informacione të nevojshme për njerëzit, duke përmendur edhe herromodiet.

Duke folur për jetën moderne, ku njerëzit kalojnë kohë të gjatë në karrike e konsumojnë ushqime të shpejta, Kadriu vlerësoi se obeziteti është një nga shkaktarët e disa prej sëmundjeve.

“Qëndrimi për një kohë të gjatë në karrike, sidomos këta që punojnë në karrike në administratë, IT, ata qëndrojnë shumë ulur, hanë ushqime të shpejta, sepse nuk kanë kohë, i harrojnë pemët dhe perimet, shtojnë peshë. Obeziteti është një nga shkaktarët jo vetëm të kapsllëkut dhe herromoideve, por edhe të shumë sëmundjeve të tjera, diabetit, sëmundjeve kardiovaskulare” – tha doktori Kadriu.

Tutje, ai ka dhënë edhe këshilla të nevojshme për një jetë më të mirë e të shëndetshme.

“Një racion i ushqimit duhet të jetë me lugë” – tha Kadriu, ndër të tjera.

Për më shumë, dëgjojeni videon e mëposhtme:

Powered by WordPress