Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Sindikata e Re KEK-ut kërkon t’u plotësohen kërkesat e punëtorëve deri më 8 nëntor

Sindikata e Re KEK-ut kërkon t’u plotësohen kërkesat e punëtorëve deri më 8 nëntor

Sindikata e Re e KEK-ut ka dalë me një reagim për menaxhmentin dhe Bordin e Drejtorëve, duke u kërkuar që deri më 8 nëntor të përmbushen kërkesat e tyre.

Në njoftimin e lëshuar për media thuhet se ata dëshirojnë t’u plotësohen kërkesat e tyre të cilat i kanë parashtruar në protestën e tyre të 24 tetorit.

 

Rritjen e pagave, në përputhje me nivelin e tregut të punës dhe inflacionin nga viti 2018 deri tani.

Pagesën e rrezikshmërisë, për punëtorët që përballen me rreziqe gjatë punës së tyre.

Pagesën e fundjavës për punëtorët me ndërrime, siç është parashikuar me Ligjin e Punës dhe vendimet e gjykatave.

Tutje, theksohet se përkundër presionit nga menaxhmenti, punëtorët e KEK-ut janë të vendosur të vazhdojnë luftën e tyre për ngritjen e pagave dhe për përmirësimin e kushteve të punës.

“Sindikata e Re e KEK-ut u bën thirrje Menaxhmentit dhe Bordit të Drejtorëve të reflektojnë dhe të përmbushin kërkesat tona legjitime brenda datës 08.11.2024. Nëse kërkesat tona nuk përmbushen brenda afatit të caktuar, ne do të ndërmarrim hapa të tjerë, sipas Statutit Sindikal, Ligjit për Organizim Sindikal dhe Ligjit për Greva”.

“Rritja e pagave dhe respektimi i kushteve të punës janë të domosdoshme dhe të panegociueshme. Punëtorët e KEK-ut mbeten të bashkuar dhe të vendosur për të arritur të drejtat e tyre”, thuhet në njoftim.

Powered by WordPress