VV ka thënë se në veri dikur lejohej vetëm ndërtimi i vilave të Radojçiqit ndërsa sot po ndërtohen shtëpi të qytetarëve e rrugë.
“Në veri të vendit dikur lejohej ndërtimi vetëm i villave të Radojçiqit, sot atje po ndërtohen shtëpitë e qytetarëve, rrugët e qyteteve dhe fshatrave. Veriu është i Republikës dhe qytetarëve të saj dhe nuk është “dhuratë e Rankoviqit”.”
VV shton se për 4 vjet qeverisje është bërë punë e jashtëzakonshme ne atë zonë.
“Për këto 4 vite qeverisje është bërë një punë e jashtëzakonshme në këtë zonë edhe nga aspekti infrastrukturor, janë shtruar shumë rrugë e po ndërtohen shumë shtëpi. Tash është në përfundim edhe rruga Bare-Selac në gjatësi prej 8.4Km që ka një rëndësi të veçantë për banorët por edhe gjithë sigurinë e vendit.”
Sipas VV’së, veriu ka qenë i lënë anash jo vetëm nga shtrirja e rendit dhe ligjit por edhe nga aspekti i infrastrukturës dhe shërbimeve.
“Kjo pjesë ka qenë e lënë anash jo vetëm për nga shtrirja e rendit dhe ligjit por edhe nga aspekti i infrastrukturës dhe shërbimeve. Heqja dorë e të gjitha qeverisjeve ka bërë që pos presioneve të dhunshme për largim nga ato zona njerëzit të mos kenë as perspektivë jetese në mungesë të shërbimeve elementare për jetë.”