Një 37 vjeçar nga fshati Petrushë i Maliqit, është proceduar në gjendje të lirë pas një sherri për motive banale me një 34 vjeçar, të cilin e kishte punësuar në stallën e tij.
Motiv i sherrit ka qenë lidhja intime e bashkëshortes së 34 vjeçarit D.T me pronarin e stallës E.H. ndërkohë që nga hetimi dyshohet se 37 vjeçari ka patur qëllim prostituimin e gruas.
Mësohet se e reja ishte prostituuar në Athinë nga dy kushërinj të pronarit të stallës për një periudhë 6 mujore. Pas kthimit në Shqipëri ajo kishte punësuar në stallën e kushëririt të dy tutorëve të saj së bashku me bashkëshortin.