Deputetët nga pozita dhe opozita shpeshherë janë treguar të bashkuar kur është puna e udhëtimeve jashtë vendit.
Rreth 300 mijë euro do të shpenzohen nga buxheti i shtetit për bileta udhëtimi jashtë vendit për nevojat e Kuvendit të Kosovës.
Zyra e prokurimit në këtë institucion ka kryer edhe procedurat e prokurimit për blerjen e këtyre biletave, raporton Gazeta10.
Sipas njoftimit të KRPP-së, ky institucion ka përzgjedh operatorin ekonomik për shbrbime të udhëtimit me aeroplan në vlerën e saktë prej 294,006.00
Në këtë tender kanë aplikuar 3 kompani .
Kontrata do të jetë në kohëzgjatje prej dy vitesh
“Kontrata hyn në fuqi pas skadimit (përmbushjes) së kontratës aktuale për shërbime të udhëtimit me aeroplan”, thuhet në njoftimin për dhënien e kontratës.