Pas temperaturave të larta të verës dhe ekspozimit të madh në diell, lëkura ka nevojë të rimëkëmbet.
Dëmet e shkaktuara nga dielli dhe larja e tepërt por edhe dehidratimi janë plotësisht të rikuperueshme falë ndryshimit në stilin e jetesës duke iu përshtatur stinës por edhe larmisë në ushqyerje.
Në këtë artikull do të gjeni listën e gjashtë produkteve të vjeshtës që janë të domosdoshme për një lëkurë të ushqyer dhe të mbrojtur nga radikalet e lira.
Patatja e ëmbël
Patatja e ëmbël është një zhardhok shumë i rëndësishëm për shëndetin.
Ajo është e pasur me vitaminat A dhe C të cilat jo vetëm pengojnë puçrrat dhe aknet por edhe ushqejnë fytyrën dhe e mbrojnë atë
Panxhari
Panxhari është një burim shumë i pasur i anthocianinës, një antioksidant i fuqishëm që eliminon inflamacionin në lëkurë dhe ngadalëson procesin e plakjes.
Konsumi i rregullt i panxharit ndihmon edhe në parandalimin e rrudhave.
Mollët
Mollët janë shumë të pasura me fibër dhe vitaminë C.
Kjo e fundit ndihmon në tonifikimin dhe hidratimin e lëkurës.
Ajo mbron qelizat e lëkurës dhe përmirëson paraqitjen e jashtme duke penguar shfaqjen e rrudhave.
Barishtet e egra
Barishtet e egra janë shumë të pasura me vitaminën E.
Kjo ruan nivelin e lagështisë në lëkurë dhe mbron vajrat esencialë të saj të cilat pengojnë dëmtimet e shkaktuara prej radikaleve të lira.
Farat e kungullit
Farat e kungullit janë shumë të pasura me zink.
Ky mineral është thelbësor për formimin e qelizave të reja por edhe për prodhimin e kolagjenit kaq të nevojshëm për lëkurën.
Kungulli i verdhë
Kungulli dhe kungulleshkat janë të pasura me beta karoten.
Kjo e fundit ndihmon në normalizimin e prodhimit të yndyrës në lëkurë por edhe pengon aknet dhe inflamacionin. /AgroWeb.org