Dafina Zeqiri dhe Kreshnik Gjergji u martuan të shtunën në një ceremoni madhështore në Prishtinë.
E në dasmë pati të ftuar personalitete të fushave të ndryshme që krijuan atmosferë të mrekullueshme.
Por, më pas u komentuan edhe fytyrat e tjera publike që nuk qenë të pranishëm, me të cilët këngëtarja kishte raporte të mira.
E ata që munguan ishin, Elinel, Mozzik, Kida, Lumi B, meqë ka bashkë me ta edhe disa këngë.
Për këtë bëri një reagim tashmë bashkëshorti i Dafinës, duke ironizuar me lajmet.
“Wooww, në dasmën e Dafinës nuk ishte prezente as vetë Dafina..Çfarë po ndodh?”, ka shkruar ai.
Dafina shkëlqeu në të gjitha paraqitjet, marrë parasysh që ndërroi më shumë se katër fustane nusërie.