Në program për ditën e sotme do të jetë vetëm një ndeshje, teksa nga dy të tjera do të zhvillohen të mërkurën dhe të enjten.

Ndeshja e vetme që do të zhvillohet sot është ajo mes Ballkanit dhe Gjilanit.

Suharekasit vijnë pas një barazimi pa gola ndaj Dukagjinit në Klinë, por mbeten lider të Superligës me 18 pikë, po aq sa Malisheva.

Gjilani ndërkohë regjistroi një fitore të madhe me përmbysje ndaj Llapit, duke e fituar ndeshjen në shtëpi me rezultat 2-1.

‘Skifterat’ pozicionohen në vend të 8-të aktualisht me 12 pikë.

Dueli fillon nga ora 13:00 në “Stadiumin e Qytetit” në Suharekë.